Kroacia u godit rëndë brenda ditës së hënë dhe të martë, 28 dhe 29 dhjetor, nga lëkundje të forta tërmeti.
Të hënën në mëngjes tërmeti kishte një magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishtë 50 km në juglindje të Zagrebit, afër qyteteve Petrinja dhe Sisak.
Nga tërmeti i ditës së hënë raportohej për disa ndërtesa të dëmtuara.
Ditën e martë tërmeti e goditi më rëndë Kroacinë, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Qendra Evropiane e Tërmeteve, deklaroi se “epiqendra ishte 46 km në juglindje të Zagrebit, qyteti Petrinja, ku pati një lëkundje me thellësi prej 10 km-ash”.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, lëkundjet zgjaten më shumë se 20 sekonda.
Mësohet se deri tani ka pasur shtatë humbje jete, ku mes tyre raportohet për një vajzë 12 vjeçe.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale, duke shembur disa ndërtesa.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, deklaroi se “do të duhen fonde të mëdha për të rindërtuar qytetin Petrinja”.
Kryqi i Kuq, raportoi se “situata është shumë serioze dhe se ekipet janë në terren”.
Gjithashtu tërmeti është ndjerë në të gjithë Italinë Veriore, në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Slloveni.
Sllovenia mbylli përkohësisht një impiant bërthamor “Centrali Berthamor Krsko”, për arsye sigurie, pasi ndodhet shumë afër kufirit me Kroacinë.
Kroacia është goditur më herët, në mars të këtij viti, nga një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në Zagreb. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet
-
Deputeti gjerman, Borrell-it: Jepi fund politikës së shurdhër ndaj Serbisë
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës