Përballje

RedBull Leipzig bëhet më krahë, fluturon shumë afër kreut të tabelës


Përveç Premier League-s, që po udhëheqet bindshëm nga Manchester City, çdo ligë tjetër në evropë ka një garë të ashpër për titull.

Në Bundesliga, hapat fals të Bayern i zhfrytëzoi në mënyrë perfekte RB Leipzig.

Edhe pasditën e sotme, brenda në kryeqytet, përballë Hertha Berlin, Leipzig triumfoi me lehtësi.

Tre gola për tre pikë, nga Sabitzer në pjesën e parë dhe nga Mukiele e Willy Orban në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Leipzig ngjitet vetëm dy pikë pas Bayern-it, me 47 pas 22 ndeshjeve.

Kryeqytetasit në anën tjetër, janë në një luftë të ashpër për mbijetesë, kur kanë grumbulluar vetëm 18 pikë pas 22 ndeshjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore