“Raporti i Freedom House tregoi se demokracia dhe Aleksandër Vuçiç janë kontradiktore”, thotë gazetari serb
Raporti i fundit i organizatës “Freedom House” tregon se Aleksandër Vuçiç dhe demokracia janë koncepte të papajtueshme me njëra tjetrën, ka thënë gazetari serb, Nedim Sejdinoviç për të përditshmen serbe “Danas”.
Pas publikimit të të dhënave se Serbia ka rënë më së ulëti në rajon në aspektet demokratike, gazetari serb tha se ajo është bazuar në analiza precise dhe fakte të mirëqena.
Ky raport, sipas tij, duhet të jetë një shëmbëlltyrë e mirë për të gjith ata që mendojnë se pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, vendi do të mund të shkojë drejt evropianizimit dhe demokratizimit.
“Edhe nëse disa koncesione bëhen ndaj Perëndimit, ato do të jenë asisoji vetëm për të përforcuar tendencat autoritare ndaj shoqërisë [serbe]. Regjimet hibride kanë logjikën dhe inercinë e tyre, andaj edhe nëse krijuesit e tyre kanë dashur ndonjë lloj demokratizimi – ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë, për të vetmen arsye se kështu duan të qeverisin. Dhe është tepër e qartë që nuk duan”, ka thënë ai, raportoi Danas.
“Është e tmerrshme që edhe pas 10 viteve të sundimit të Aleksandër Vuçiç ende nuk është kuptuar që demokracia dhe ai janë terme të kundërta”.e
Ai parashikon që të gjeturat e “Freedom House” do të jenë edhe më të këqija viteve në vijim për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Kjo sepse sipas tij lufta në Ukrainë “ka inkurajuar dobësimin e demokracisë”.
Por, jo vetëm demokracinë, thotë ai. “Edhe vetë mendjen e shëndoshë në mbarë botën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Spiunimi, hakerimi dhe frikësimi: Ekspozohet ‘lufta’ nëntëvjeçare e Izraelit kundër GJNP-së
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin për dënimin e dhunës në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve
-
Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri, pasi dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Rama dhe Bardhi replikojnë në distancë – sërish – për çështjen e Olsi Ramës
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut