Kompania “Apple” ka filluar të aplikojë komisionet më të ulëta për bizneset e vogla.
Një muaj më parë, Apple-i kishte paralajmëruar se do të reduktonte komisionet e App Store-it nga 30% në 15% për bizneset, të cilat gjenerojnë më pak se 1 milionë dollarë në App Store.
Programi duhej të implementohej nga një janari i vitit 2021, por Apple-i ka vendosur ta aplikojë më herët.
Që në ditët e para të App Store-it, Apple-i ka tarifuar 30% komision për blerjet brenda aplikacioneve dhe shumë zhvillues dhe kompani kanë qenë të pakënaqur. Një prej tyre ka qenë edhe media e Facebook-ut, e cila e ka kritikuar Apple-in për komisionet.
Kur kompania prezantoi programin tha se pjesa më e madhe e zhvilluesve të platformës do të përfitojnë.
Gjithashtu shtoi edhe se ky do të jetë një shans për individët dhe kompanitë e vogla, që duan të gjenerojnë fitime, për të përmbushur nevojat e konsumatorëve me shërbimin që ofrojnë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel