Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, akuzoi Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara (SHBA) se nuk i ka dhënë informacionet e duhura për tranzicionin e pushtetit. Gjatë fjalimit të tij Biden pohoi se ka hasur “pengesa nga udhëheqja politike”. Biden ka deklaruar se agjensitë kritike për sigurinë e SHBA-së kishin pësuar “dëme të mëdha” nën qeverisjen e Donald Trump-it.
Biden-i tha se ekipi i tij ka nevojë për një pamje më të qartë, të qëndrimeve të SHBA-së në botë. Kemi nevojë për një panoramë të plotë , për situatën e SHBA-së. Ai nënvizoi faktin se kundërshtarët mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.
Presidenti i zgjedhur, Biden do të marrë detyrën më 20 janar, por presidenti Trump ka refuzuar të njohë rezultatin. Për disa javë, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit presidentit Biden iu bllokua aksesi për të marrë njoftimet kryesore të inteligjencës edhe pse është pjesë thelbësore e rutinës së trazicionit presidencial.
Pas deklaratave të Biden-it, Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtes tha se zyrtarët kishin “punuar me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm për të mbështetur aktivitetet e tranzicionit”.
“Departamenti i Mbrojtes ka kryer mbi 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5 mijë faqe të dokumenteve, shumë më tepër nga sa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit të presidentit të zgjedhur Biden” , saktësoi Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtes,Christopher Miller-i.
Ndërkohë që presidenti Trump nuk ka reaguar ende, ndaj akuzave të Biden. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel