Shija krokante e brusketave kombinohet shumë mirë me djathin e bardhë, domatet qershi dhe sallamin pikant. Recetë e thjeshtë, e cila shërben si pjatë e parë dhe si aperitiv elegant për tryezën tuaj.
Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.
Përbërësit: Disa feta buke, 100 gr sallam pikant, 100 gr domate qershi, 100 gr djathë i bardhë, 1 spec jeshil, 1 spec djegës, 3 qepujka të grira hollë, 2 thelpinj hudhre, 1 lugë kaperi, 4 ullinj pa bërthamë, 1 tufë borzilok, një lugë rigon, kripë, piper.
Përgatitja
Së pari vendosim fetat e bukës për t’u thekur, rekomandohet në furrë. Më pas perimet dhe ullinjtë i grijmë hollë. Presim domatet në dy pjesë dhe djathin e grijmë në rende. Ndërkohë, në një enë përziejmë të gjithë përbërësit përveç domateve. Pasi kemi shtruar bukët në një pjatë, vendosim sipër masën e përzier, domatet dhe sallamin pikant.
Tashmë jeni gati ju dhe familja juaj për t’i shijuar!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit