Ndeshja mes Fiorentinës dhe Empoli-t ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Fiorentina, të cilët kishin topin nën zotërim 63% të ndeshjes.
Vendasit kishin 24 mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzuan rastet duke fituar minimalisht kundër Empoli-t.
Në minutën e 28-të, u inkuadra mbrojtësi i Kombëtarës shqiptare, Ardian Ismajli.
Në minutën e 39-të, Federico Di Francesco shënoi për Empoli-n por goli u anulua nga VAR-i.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të, ku shënoi sulmuesi argjentinas, Nicolas Gonzalez.
Fiorentina momentalisht radhiten në pozitën e tetë me 50 pikë, ndërsa Empoli i Ismajlit janë në vendin e 12-të me 33 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com