Republika e Maqedonisë së Veriut (MV) do të marrë presidencën e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrorë (CEFTA) për vitin 2021.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, dhe ministri i Ekonomisë në MV, Kreshnik Bekteshi, do të prezantojnë gjatë ditës së premte, 19 shkurt, përparësitë për vitin 2021 gjatë presidencës së kyresuar nga MV-ja.
Arsyeja kryesore pse po kryesohet nga MV-ja ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomikë të vendit, pas një krize që kaloi. Ka të bëjë me tërheqjen e investimeve, rritjen e tregtisë në rajon dhe rritjen e prosperitetit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i gjithë kësaj ka të bëjë me lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve duke krijuar një marrëdhënie mes vendeve të rajonit pa pengesa doganore, në lidhje me tregtinë.
E gjithë kjo është planifikuar të zbatohet përmes Planit të Përbashkët të veprimit Rajonal të Tregut (CAP) 2021-2024. Ky plan është miratuar gjatë samitit të Sofjes në nëntor 2020 e mbështetur nga Komisioni Evropian.
Ky proces vjen në vazhdën e Procesit të Berlinit, e cila është e lidhur me Planin e Investimeve Ekonomike të BE-së (PIE) për Ballkanin Perëndimor.
PIE-ja luan një rol të të rëndësishëm në ndërtimin e një tregu të përbashkët rajonal, për të rritur ndjenjën e konkurrencës mes vendeve të Ballkanit.
Krijimi i një tregu të përbashkët rajonal ka të bëjë me rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit në tregun e përbashkët me vendet anëtare të BE-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
-
Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
Lajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare