Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës ka vendosur të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës nga agresioni rus.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur e kjo është pakoja e katërt me sanksione.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se “bëhet fjalë për ngrirjen e aseteve bankare, ndalimin e mediave propaganduese dhe restriksione Bjellorusisë për importe të mallrave teknologjike”.
Tutje, kryeministri bëri të ditur se sanksionet janë vënë në koordinim me partnerët perëndimorë.
Edhe, më 25 shkurt, pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këto sanksione janë marrë duke iu bashkëngjitur vendeve partnerë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).
“Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkëngjitur partnerëve tanë, në kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë duke miratuar një pako sanksionesh ndaj saj. Nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Federatës Ruse”, ka thënë Kurti para kabinetit qeveritar.
Po ashtu, Kurti ka bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.
“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është një Rusi e re dhe një paralajmërim se nuk dëshiron të jetë një Rusi e re. Prandaj, përgjigjja e botës perëndimore dhe demokratike duhet të jetë e unifikuar dhe e vendosur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Axhançiç: Shumë politikanë serbë në Kosovë takohen fshehurazi me Kurtin, unë s’fshihem
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Macron i kënaqur me reagimin e Kremlinit ndaj komenteve të tija: Ankthi rus tregon se kemi të drejtë
-
“Do të doja që këtë festë të isha me serbët”, Petkoviç-it i ndalohet hyrja në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Gutierres, deputetit Basha: Ndaloni së frikësuari gazetarët, boll më