Pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit, të premten e 25 shkurtit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këto sanksione janë marrë duke iu bashkëngjitur vendeve partnerë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).
“Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkëngjitur partnerëve tanë, në kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë duke miratuar një pako sanksionesh ndaj saj. Nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Federatës Ruse”, ka thënë Kurti para kabinetit qeveritar.
Po ashtu, Kurti ka bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.
“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është një Rusi e re dhe një paralajmërim se nuk dëshiron të jetë një Rusi e re. Prandaj, përgjigjja e botës perëndimore dhe demokratike duhet të jetë e unifikuar dhe e vendosur. Reagimi ynë i menjëhershëm dhe i parezervë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia duhet të lexohet edhe si mesazh i qartë i orientimit politik dhe diplomatik”.
Sakaq, ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila bëri të ditur se masat ndërshkimore përfshijnë sanksionet ekonomike dhe financiare të vendosura nga Këshilli i BE-së dhe SHBA-ja.
“Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shenjtërojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politike të përfshirë në marrjen e vendimit për invadimin rus në Ukrainë”.
“Gjithashtu”, ka thënë Gërvalla, “individët do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione”.
Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca vlerëson kontributin e EULEX-it në Kosovë: Ka dhënë efektet e tij
-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe