Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 157 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 79 prej tyre, ndërsa është konfirmuar se nuk ka vdekur asnjë i infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 96 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 6.83 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 696 persona.
Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 702 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 232 mijë e 117.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com