Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, foli në konferencën për media, pas ndeshjes së mbrëmshme që skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve, duke u mposhtur në shtëpi nga Villarreal-i me rezultat 0:3.
Pavarësisht se humbi me një rezultat të thellë, Allegri tha se nuk i fajëson futbollistët e tij, pasi që ata luajtën një ndeshje të mirë.
“Përsëri do të luaja në të njëjtën mënyrë, pasi djemtë shfaqën një lojë të mirë për 65 minuta, por në një moment të caktuar, Villarreal-i vendosi të gjithë në mbrojtje dhe ishte e vështirë që ta thyenim atë bllokim”, tha fillimisht Allegri.
“Duhet ta pranojmë këtë humbje, është e shëmtuar, por nuk mund të ankohem për djemtë, pasi ata luajtën mirë”, shtoi tekniku italian.
Ai shtoi duke thënë se nuk u zemërua me askënd, pasi që sipas tij, Juventus-i ishte në nivelin e duhur.
“Nuk u zemërova me askënd. E përgëzoj Emery-n, pasi ai kishte qasjen e duhur, ishte një nga lojërat e tij të zakonshme. Le të vazhdojmë, polemika nuk do të ndihmojë askënd”.
“Ky është futbolli, ndonjëherë shkon në favorin tuaj, ndonjëherë kundër jush, thjesht duhet ta pranoni atë”, tha mes tjerash Allegri.
Sa i përket ndeshjes, golat për spanjollët u realizuan dy nga penalltia, me Moreno-n dhe Danjuma, ndërsa goli tjetër u shënua nga Pau Torres.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Davis nokauton Martinin – mbron titullin e kampionit të botës
-
Duka për kandidaturën e përbashkët me Serbinë: Është interes kombëtar – i shërben edhe njohjes së Kosovës
-
“Kam punuar shumë gjithë jetën për të arritur këtu”, Marku sonte përballet me Kongon
-
Kosova barazon ndaj Zvicrës, përfundon ëndrra për Euro 2024