Përballje

NBA/ Buks triumfojnë ndaj Suns, Lakers pësojnë humbjen e radhës


Tjetër xhiro interesante u zhvillua në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Në këtë xhiro u arrit edhe rekordi për sa i përket pikëve të shënuara në këtë sezon, ku Karl-Anthony Towns shënoi 60 pikë në fitoren e Minnesota Timberwolves me rezultat 139:149 ndaj San Antonio Spurs.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua në “Vivint Smart Home Arena” aty ku Utah Jazz u mposht në shtëpi nga kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks me rezultat 111:117.

Ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo, si gjithnjë ishte më i miri i mbrëmjes, i cili shënoi 30 pikë, 15 kërcime e katër asistime, teksa edhe bashkëlojtari i tij, Jrue Holiday kontribuoi me 29 pikë e shtatë asistime.

Kurse te skuadra vendase u dalluan Donovan Mitchell me 29 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime dhe Mike Conley me 29 pikë e shtatë asistime.

Ndërkohë, nuk ka këndellje për Los Angeles Lakers, të cilët pësuan humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Lakers këtë radhë pësuan në shtëpi nga Toronto Raptors me rezultat 103:114.

LeBron James ishte më i miri i mbrëmjes me 30 pikë, nëntë kërcime e tre asistime, por nuk mundi të evitojë humbjen për ekipin e tij.

Ndërsa te Toronto u dalluan Pascal Siakam me 27 pikë e 11 kërcime dhe Gary Trent me 28 pikë.

Ndërkohë, Stephen Curry ishte në mbrëmje të mirë, teksa shënoi 47 pikë, duka ia shtuar edhe nga gjashtë kërcime e asistime, në fitoren e Golden State Warriors ndaj Washington Wizards, me rezultat 126:112.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në “Wells Fargo Center” aty ku Philadelphia 76ers u mposht nga Denver Nuggets me rezultat 110:114.

Te 76ers, si gjithherë u dalluan Joel Embiid me 34 pikë e nëntë kërcime dhe James Harden me 24 pikë, nëntë kërcime e 11 asistime.

Ndërsa te Nuggets u dalluan Nicola Jokic me 20 pikë, 13 kërcime e tetë asistime dhe Nah’Shon Hyland me 21 pikë, derisa me 20 sosh kontribuoi edhe Will Barton.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të mbrëmjes:

Cleveland Cavaliers 120 – 111 Los Angeles Clippers

Atlanta Hawks 122 – 113 Portland Trail Blazers

Oklahoma City Thunder 116 – 134 Charlotte Hornets

Sacramento Kings 112 – 103 Chicago Bulls

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore