Të hënën e 14 marsit ka filluar shqyrtimi i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, me të cilin është duke u marrë një komision i veçantë.
Anëtarët e Komisionit do t’i shqyrtojnë nominimet, nëse kandidatët i përmbushin kushtet e parapara me Kushtetutë dhe Ligj.
Intervistimi është filluar me Albert Zogaj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si dhe Agim Ferati nga Këshilli konsultativ për Komunitete Zyra e Presidencës.
Ndryshe, më 5 korrik është mbajtur ceremonia për pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ndërmjet ish-kryesuesit, Skender Çoçaj dhe kryesuesit të ri Albert Zogaj.
Gjyqtari Zogaj ka diplomuar në vitin 2004, në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet post-diplomike i ka përfunduar në vitin 2008, në Drejtimin Juridiko-Civil.
Për një vit (2004-2005), ka punuar si avokat-praktikat në Odën e Avokatëve të Kosovës. Në vitin 2006 ka përfunduar provimin e jurisprudencës, ndërsa nga viti 2006 deri më 2010, ai punoi si avokat në qytetin e Pejës.
Në fund të vitit 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku ka punuar për dy vite.
Nga viti 2013 deri më 2015, punoi si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm. Në vitit 2015 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Në shtator të vitit 2020, Zogaj është zgjedhur gjyqtar në Gjykatë Supreme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jasharaj thotë se Kurti “urdhëroi” Nagavcin mos t’i takojë sindikatat
-
U zgjodh zëvendëspresidente e PL-së, Meta thur lavde për Erisa Xhixhon
-
Kosova në Këshill të Evropës dhe Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën – Vukotiç: Përgjigje e Perëndimit ndaj mashtrimeve të Vuçiçit
-
Vetëm SHBA-të mund ta ndalojnë sulmin e Izraelit në Rafah, thotë presidenti palestinez