Autoritet kroate ende nuk e kanë të qartë se kush e nisi dronin ushtarak i cili u rrëzua mbi Zagreb të enjten, raporton BBC.
Hetuesit ushtarakë të shtunen e kaluan duke gropuar për mbetjet e asaj që kishte mbetur nga droni në disktriktin Jarun të qytetit.
Gjatë kryerjeve të punës, studentët të cilit po qëndronin në konviktin afër vendit të ngjarjes u evakuan.
Kreu i policisë ushtarake tha se kutia e zezë e dronit ishte gjetur e paprekur.
Kjo mund t’i ndihmojë hetuesit të përcaktojnë se kush e qëlloi – dhe për çfarë qëllimi. Një zyrtar ushtarak kroat konfirmoi se droni ishte një TU-141 i epokës sovjetike.
Pavarësisht nga koha e prodhimit, ajo është ende duke u përdorur nga ushtria ukrainase. Zyrtarët në Kiev kanë mohuar përgjegjësinë për incidentin.
Ka pasur alarm të përhapur në Kroaci se një dron ushtarak mund të kishte arritur në Zagreb nga Ukraina pa u kapur.
Kryeministri Andrej Plenkoviç ka kritikuar mungesën e reagimit nga NATO – dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë midis vendeve anëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
I shkaktuan shtetit 60 milionë lekë dëm me skemat e TVSH-së, masa arresti e detyrim paraqitje për 7 persona
-
Netanyahu: Përgjegjësia për 7 tetorin është e qeverisë
-
Basha: Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën
-
Operacioni izraelit i lë në gjendje ‘katastrofike’ spitalet e Rafahut
Lajmet kryesore
-
Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme, politika duhet të bëjë më shumë, thonë SHBA-të dhe BE-ja
-
Basha: Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën
-
Izraeli dhe SHBA: Gjurmët e dyshimit dhe armiqësisë së një marrëdhënieje të veçantë
-
Hoxha: Hetuesit nga policia u larguan me dëshirë, s’ka pasur presion