Departamenti i Tregtisë i Britanisë së Madhe ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë mes Britanisë dhe Turqisë.
Kjo marrëveshje riprodhon rregullat aktuale me qëllim përmirësimin e marëdhënieve tregtare mes Ankarasë dhe Londrës. Gjithashtu njihet si marrëveshja e parë që kur Kryeministri i Britanise, Boris Johnson, nënshkruajti javën e kaluar marrëveshjen e re tregtare me Bashkimin Evropian (BE).
Ministria, Liz Tras, është shprehur optimiste në deklaratat e saj ku thekson se kjo marrëveshje do të jetë thelbësore në shërbimet pa taksa dhe do të ndihmojë në marrëdhënien tregtare të dy vendeve.
“Ajo do të ofrojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, prodhimin, industrinë e automobilave dhe industrinë e çelikut”, ka deklaruar ajo.
Në total, Britania ka lidhur marrëveshje tregtare me 62 vende. Kjo është e pesta marrëveshje e rëndësishme që Londra ka negociuar me vende individuale, pas atyre me Japoninë, Kanadanë, Zvicrën dhe Norvegjinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
-
Në prag të zgjedhjeve: Cilat janë grupimet evropiane
-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës