Përballje

BKT Superliga/ Gjilani mposht Ulpianën, Drita befasohet në Drenicë


Gjilani ka bërë një hap shumë të vlefshëm drejt kreut të tabelës, të cilët mposhtën Ulpianën me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë nuk dhuroi gola, derisa në të dytën Gjilani realizoi dy herë.

Golashënuesi më i miri aktualisht në Superligë, Gerhard Progni, kaloi gjilanasit në epërsi në minutën e 54-të, kur pas një goditjeje dënimi, harkimi i tij shkoi direkt në gol pa u prekur nga asnjë futbollist.

Ishte minuta e 75-të e ndeshjes, kur Gjilani realizoi edhe golin e qetësisë, me Shend Kelmendin realizator për 2:0.

Me këtë fitore, skuadra e Ismet Munishit ngjitet në vendin e dytë me 46 pikë, aq sa ka edhe Ballkani i vendit të parë.

Ndërsa Ulpiana gjendet në vendin e parafundit me 22 pikë.

Ekipi tjetër nga Gjilani, Drita, u befasua në këtë xhiro, teksa u mposht nga Drenica me rezultat 2:1.

Ndeshja në Skenderaj u zhbllokua shumë shpejtë, kur në minutën e shtatë, Fatlum Gashi kaloi kuqezinjtë në epërsi.

Në fund të pjesës së parë, Kreshnik Uka realizoi edhe golin e dytë për Drenicën, ku pastaj skuadrat shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë të mysafirëve.

Me të filluar pjesa e dytë, Marko Simonovski ngushtoi shifrat, por pavarësisht kësa, Drenica arriti të mbrohej mjaft mirë, për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.

Më këtë fitore, Drenica përforcon pozitën e pestë me 31 pikë, ndërsa Drita humb hapin me kryesuesit e tabelës, Gjilanin dhe Ballkanin, duke mbetur në kuotën e 41 pikëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore