Kosova

Jashari: Familja jonë luftoi me 15 mijë ushtarë serbë


Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jasharit, ka thënë se e tërë lagjja Jashari kanë luftuar kundër 15 mijë forcave serbe në Prekaz.

“E tërë lagja Jashari kundër një force të pabarabartë, një arsenal i tërë i përdorur kundër një familje e pas disa orëve të një lagje që sipas dëshmitarëve flitet që kanë qenë mbi 15 mijë forca ushtarake dhe policore”, tha Jashari pasi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Por sipas tij, “që nga ajo ditë deri më sot janë shqiptarët nga gjitha trojet tona, por edhe nga diaspora që nuk na harruan dhe nuk na lanë vetëm asnjëherë si në ditë gëzimi e në ditë të vështira, kemi festuar bashkërisht”.

Ai shtoi se do ta mbrojnë vendin sa të ekziston fryma e fundit.

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon të hënën me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore