Turqia ka marrë zyrtarisht vendimin, që agresionin rus, ta njohë si luftë dhe nën Konventën e Montreaux, të bllokojë kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi – një pikë shumë strategjike.
Mirëpo, paralajmërimi, nuk shkon vetëm për palën ruse, por për të gjitha vendet me akses në Detin e Zi.
Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Ankaraja zyrtare ka lajmëruar të gjitha shtetet, që “të mos lejojnë anijet luftarake të kalojnë në ngushticat turke drejt Detit të Zi”.
Në këto kushte, përtej Rusisë dhe Ukrainës, shtetet e tjera të paralajmëruara, të cilat kanë akses në këtë det, janë edhe Rumania, BUllgaria dhe Gjeorgjia.
Të tre këto vende janë rreshtuar qartësisht pro-Ukrainës në konfliktin mes Kievit dhe Moskës.
Po sipas Cavusoglu, deri në këto çaste nuk ka pasur kërkesa për kalimin e anijeve. Por, nëse do të ketë, kushtet e konventës do të zbatohen pa asnjë përjashtim.
Gjithsesi, nëse anijet luftarake kanë për qëllim kthimin drejt bazës së tyre, sipas marrëveshjes, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, do ta lejojnë kalimin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Qëllimi i regjimit kriminal të Serbisë ishte shfarosja
-
Rishi Sunak gati për të premtuar ‘ide të guximshme’ në fushatën parazgjedhore
-
Kompanitë privatët ia kalojnë HEC-eve shtetërore, sipas bilancit të tremujorit të parë
-
Mesazhet e fuqishme rreth efekteve të luftës në Ukrainë, gjatë performancës në Eurovision
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Kompanitë privatët ia kalojnë HEC-eve shtetërore, sipas bilancit të tremujorit të parë
-
Mitsotakis: Iniciativa e presidentes së Maqedonisë së Veriut është e paligjshme dhe e palejueshme
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdimësi e krizës?