Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021.
KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka krijuar edhe një dosje të informimit publik e cila përmban regjistrimin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur.
Subjektet politike të cilat certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore, dosje kjo e cila është e publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
Më 22 shkurt, KQZ ka bërë të ditur se do të publikojë dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur e cila u takon Zgjedhjeve Lokale 2021.
Dosje kjo e cila përmban regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët që kanë arritur të zgjedhën.
Ndërsa, më 19 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar kërkesat e gjashtë subjekteve politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore, përfshi edhe partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Në një njoftim të KQZ-së thuhet se në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, Zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar