UEFA ka vendosur që finalja e Champions League të mos luhet në Shën Petersburg të Rusisë, ashtu siç ishte planifikuar.
Organi më i rëndësishëm i futbollit evropian, sot organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme pikërisht për këtë çështje.
Ishte e parashikuar që më 28 maj të këtij viti, ngjarja më e rëndësishme e klubeve të zhvillohej në stadiumin e Zenit-it në Shën Petersburg.
Mirëpo, ngjarjet e fundit në Ukrainë, që është sulmuar nga Rusia, kanë ndryshuar gjithçka.
Me kërkesën e klubeve, Parlamentit Evropian dhe shumë shteteve evropiane, edhe futbolli i ka ngritur sanksione Rusisë.
Finalja e parashikuar, që të luhej në Shën Petersburg, do të zhvendoset në një lokacion tjetër.
UEFA do ta bëjë të ditur vendin e finales gjatë 25 shkurtit, por zërat e parë thonë që kjo ndeshje do të zhvillohet në Stamboll.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com