Kombëtarja e basketbollit të Shqipërisë po udhëton sot drejt Qipros për t’u përballur me ta më 18 shkurt për ndeshjet e të tretë të para-eliminatoreve të Botorërorit 2023, më pas, drejt Bjellorusisë më 20 shkurt.
Lajmi konfirmohet në Instagram nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.
Shqipëria renditet e treta në grupin A, pas Bjellorusisë e cila kryeson, Portugalisë ne vend të dytë dhe Qipros në vend të katërt. Kombëtarja jonë ka fituar një herë kundër Qipros me rezultatin 71 – 64 dhe ka humbur tre herë: 70 – 62 kundër Portugalisë në takimin e parë më 20 shkurt 2020, 90 – 50 me Bjellorusinë më 26 nëntor 2020 dhe ritakimin me Portugalinë më 28 shkurt 2020, me rezultatin 70 – 88.
Sipas Ponarit, kombëtarja e meshkujve ka disa ditë që kryen ndeshje stërvitore me ekipin e Tiranës dhe GOGA Basket.
Nën menaxhimin e trainerit Afrim Bilali, veç trupit të lojtarëve kombëtarë, ekipit do t’i bashkohen edhe tre të tjerë të cilët janë aktiv në kampionatin italian: Rei Pullazi, Çelis Taflaj dhe Ferdi Bedini.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE