Britney Spears nënshkruan marrëveshje për librin e saj – më fitimprurësja në histori pas asaj të çiftit Obama
Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears ka nënshkruar një marrëveshje libri që thuhet se kap vlerën e 15 milionë dollarëve.
Burime pranë botuesve thonë se Spears, 40 vjeçe, ka arritur një marrëveshje historike me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për librin e saj rreth karrierës, jetës “toksike” dhe familjes “skandaloze”.
Marrëveshja vjen pas një lufte ofertash nga botues të shumtë për librin e saj, sipas një burimi të brendshëm, i cili pohoi se “marrëveshja është një nga më të mëdhatë e të gjitha kohërave, pas Obamave”.
Të drejtat për librat e Barack dhe Michelle Obamës u shitën në vitin 2017, me shumën që thuhet se i kalonte 60 milionë dollarët, shifra më e madhe e njohur ndonjëherë për botimet.
Më parë, edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh për librin e tij post-presidencial “My Life” në vitin 2001.
Spears është përpjekur të shkruajë një libër, pasi ajo u zemërua me pretendimet e bëra në botimin e të së motrës së vogël, Jamie Lynn- “Things I should have said”, të publikuar në janar të këtij viti.
Avokati i Britney-t, Mathew Rosengart, kishte theksuar dhe pohuar se Britney “nuk do të ngacmohet më” nga familja e saj.
“Edhe pse Britney nuk e ka lexuar dhe nuk ka ndërmend ta lexojë librin tuaj, ajo dhe miliona fansa të saj u tronditën kur panë se si e keni shfrytëzuar atë për përfitime monetare. Ajo nuk do ta tolerojë, as nuk duhet”, thuhej në letër.
Që kur konservatori famëkeq i këngëtares përfundoi pas 13 vitesh në nëntor, Britney ka qenë subjekt i një numri dokumentarësh që janë fokusuar në betejat e saj ligjore dhe ofertat për liri, shumë prej të cilave ajo i ka kritikuar.
Dhe së fundmi ajo ka lënë të kuptohet se është gati të fillojë të shkruajë librin e saj, duke ndarë një foto të një makine shkrimi të shkollës së vjetër, teksa ka shkruar – “A të filloj nga fillimi?”.
Me miliona fansat e saj nëpër botë, libri i Britneyt, pritet të thyej rekordet e shitjes, ndërsa akoma nuk ka një datë të caktuar të publikimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com