Qindra fëmijë po rekrutohen për të provuar vaksinën e coronavirus-it, AstraZeneca-n.
Vaksina, ChAdOx1 nCoV-19, aktualisht administrohet vetëm tek ata të moshës mbi 18 vjeç, por studimi i ri synon të zgjerojë më tej këtë grupim.
Shkencëtarët po kërkojnë 300 vullnetarë të moshës midis gjashtë dhe 17 për të marrë pjesë në provën njëvjeçare, ku 240 prej tyre do të marrin vaksinën COVID-19, dhe 60 të tjerë vaksinën e meningjitit.
Ata që janë midis moshës 16 dhe 17 kanë të drejtë ta marrin vetë vendimin, ndërsa pjesa tjetër do të ketë nevojë për lejen e një prindi ose kujdestari.
Kjo nuk është vaksina e parë COVID që testohet tek fëmijët. Pfizer-i filloi provat me ata të moshës midis 12 dhe 16 në tetor, ndërsa Moderna bëri të njëjtën gjë në dhjetor.
” E rëndësishme është të vendoset siguria dhe reagimi imunitar ndaj vaksinës tek fëmijët dhe të rinjtë”, tha studiuesi kryesor në Oksford, Andrew Pollard, i cili gjithashtu vuri në dukje se fëmijët kanë më pak të ngjarë të përjetojnë efekte të rënda të sëmundjes .
Shumë studime janë kryer për fëmijët dhe lidhjen e tyre me virusin, ku më së shumti vërehet një imunitet. Por, me variantet e reja, studimet kanë treguar se mund të prekin edhe fëmijët dhe të ketë pasoja më të rënda.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
-
Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
Lajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare