Pesë ndeshje, pesë fitues, pesë humbës.
Java e 19-të në superligë ishtë një ndër më interesantet këtë sezon, ku pesë skuadrat që fituan ndeshjet e tyre, e bënë duke mos pësuar.
Fituan pesë të parët në tabelë, duke thelluar edhe më shumë diferncën e titullit dhe evropës me skuadrat tjera.
Ditën e premte, Teuta mundi Skënderbeun e vendit të fundit 2-0.
Kurse të shtunën, në orën 14:00 u zhvilluan katër ndeshjet e tjera.
Laçi fitoj në Ballsh përballë Bylisit me rezultat 0-1, ku ndodhën edhe disa aksidente që dërguan deri në sherr mes futbollistëve të dyja skuadrave.
Partizani mposhti Kastriotin në Kamëz me rezultat të pastër 3-0, duke u konfirmuar si skuadra e dytë për titull.
Kukësi arriti ta gjunjëzoj Tiranën në kryeqytet, duke fituar 0-2.
Ndërkaq liderët e Vllaznisë me jo pak vështirësi, arritën fitoren minimale 1-0 përballë Apolonisë së Fierit.
Tabela e plotë pas javës së 19-të:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com