Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet në një ZAZ të bashkisë Tiranë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vendosi të premten, më 12 shkurt, se projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të vihet në zbatim në një Zonë të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) të bashkisë së Tiranës.
Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “”Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020”, për mënyrën dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.
Sipas njoftimit të KQZ-së, në ndryshimin e miratuar përcaktohet zbatimi i projektit pilot në një ZAZ, e cila ka në juridiksion territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.
Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 25 prill 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo