Në muajin dhjetor të vitit 2021, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 667 mijë e 432.
Referuar një raporti të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) mbi “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri”, treguesi rezulton me një rritje prej 50.7 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2020.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 267 mijë e 409 për muajin dhjetor 2021. Krahasuar me atë të vitit pararendës, ky numër është rritur me 47.9 për qind.
Gjatë vitit 2021, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 5 milionë e 688 mijë e 649, duke u rritur me 2.1 herë, në krahasim me vitin 2020.
Kurse numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2021, është 4 milionë e 190 mijë e 786, duke u rritur 44.2 për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Përgjatë vitit 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4.6 herë, Spanja me 4.5 herë dhe SHBA me 3.9 herë.
Të gjitha duke u krahasuar me vitin 2020.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2021 janë 342 mijë e 909. Krahasuar me dhjetorin pararendës, ky numër është rritur 59.0 për qind.
Ndërsa daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2021, janë 279 mijë e 987. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2020, ky numër është rritur 79.5 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin