O2, rrjet telefonik britanik, është gjobitur me 10.5 milionë paund nga rregullatori i telekomunikacionit, Ofcom, për mbitarifimin e konsumatorëve të tij.
Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se për tetë vite kompania O2 ka tarifuar dyfish në faturat përfundimtare disa klientë të cilët u larguan nga rrjeti.
Sipas Ofcom, ky gabim i kompanisë ka prekur më shumë se 140 mijë abonentë me pagesë ndërmjet viteve 2011 dhe 2019.
BBC shkruan se kompania telefonike O2 ka rimbursuar shumë nga klientët, mirëpo nuk ka kontaktuar disa nga ish klientët e saj duke i lënë rimbursimet e pakryera për bamirësi.
O2 u ka kërkuar falje klientëve për gabimin teknik që ka ndodhur duke shtuar se ka ndërmarrë hapa proaktivë për të rimbursuar klientët e prekur të cilët paguanin tarifat shtesë.
Mirëpo, Ofcom ka sqaruar se edhe pse kompania e dinte që prej fillimit problemin e mbifaturimit, nuk ndërmori hapa për ta rregulluar. Gjithsesi, O2 e ndryshoi procesin e faturimit në mënyrë që problemi mos të ndodhë më.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave