Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka ngritur dilema në lidhje me situatën me energjinë elektrike në Kosovë.
“Çmimi i mashtrimit, pasojë e mosdijes apo interesave klienteliste” është pyetja e Haradinaj drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht?”.
“Kryeministër, qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta arsyetuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk do të mund t’i shpëtosh reagimit qytetar në rastin e parë që ata i marrin faturat që nuk do të mund t’i përballojnë”, ka shkruar ai.
Haradinaj, më tej ka numëruar disa prej projekteve për energji që Kurti gjatë viteve i ka kundërshtuar.
“Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lire”.
“Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë”.
“Ka shpenzuar dhjetëra milionë për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri; Njëkohësisht ka vazhuar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra milionë të tjerë të taksapaguesve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
TikTok ngre padi për të bllokuar ligjin amerikan që mund të ndalojë aplikacionin
-
Stormy Daniels dëshmon në gjyqin e Trump, për ryshfet ndaj ish-aktores porno
-
Policia asgjëson një laborator të drogës në Leposaviq
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB, diskutojnë mbi zhvillimet e sigurisë në rajon