Përballje

Konfirmohet vendi i ndeshjes Spanjë – Shqipëri


Është konfirmuar tashmë ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave, takimi do të luhet në stadiumin “RCDE” të skuadrës së Espanyol.

Ndeshja do të filloj në orën 19:00.

Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

Ndërkaq, më datë 29 mars 2022 Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndërkohë që mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumi që do të presë sfidën dhe orën kur do të luhet.

Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor.

Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore