Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme të 14 janarit tek aeroplanmbajtësja “Harry S. Truman”.
Kjo e fundit po bën stërvitje në ujërat territoriale të Shqipërisë, bashkë me forcat e marinës shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në platformën Facebook, Rama e cilëson vizitën e tij atje si “mbresëlënëse”.
“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen ‘Harry S. Truman’, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër, Rama ka ndarë edhe disa nga pamjet e këtij operacioni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com