Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është papërgjegjësi mosmarrja e vaksinës anti-COVID, në këtë rast nga ana e tenistit, Novak Djokovic.
I pari i Serbisë më tutje tha se qeveria e tij e mbështeti Djokovic-in me përgjegjësinë që ka, por se mosmarrjen e vaksinës e konsideron papërgjegjshmëri.
“Nuk është e përgjegjshme të mos vaksinohesh, por unë nuk jam ai që do t’i persekutoj qytetarët që nuk e bëjnë një gjë të tillë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb tha se marrja e vaksinës ka shpëtuar mijëra jetë në Serbi dhe në botë dhe se institucionet kanë përgjegjësi për situatën e krijuar.
“Ne kemi lejuar që të gjitha këto teori konspirative të përhapen nëpër rrjetet sociale dhe të imponojmë disa tema qesharake”, shtoi presidenti i Serbisë.
Kujtojmë që Djokovic-it iu ndalua hyrja në Australi, për shkak se ai nuk ishte i vaksinuar kundër virusit COVID-19.
34 vjeçari u mbajt në paraburgim në Melburn për pesë ditë, pasi që ai kundërshtonte që të dëbohej nga Australia.
Ai gjithashtu në një deklaratë të dhënë më herët, kishte thënë se është kundër vaksinimit të Coronavirusit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet