Indeksi i Çmimeve të Konsumit ka arritur në 103.7 në mbyllje të vitit 2021, ku krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje prej 3.7%.
Vitin e shkuar, ky ndryshim shkonte deri në 1.1%.
Nga ana tjetër, ndryshimi mujor prej nëntorit në dhjetor, shkon në 0.8 pikë përqindje.
Këto janë të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT), prej të cilit shpaloset një rritje mesatare prej 2% e çmimeve vjetore, nga 1.6% që ishte në vitin 2020.
Rritjen vjetore më të madhe të çmimeve e ka parë grupi i ushqimeve dhe joalkoolike. Ajo shënon përgjatë gjithë vitit plus 2.22 pikë përqindje. Transporti pason me 0.48 dhe qiratë, uji e lëndët djegëse dhe energji me 0.38.
Në tërësi, të gjithë sektorët kanë pasur një rritje të çmimeve të konsumit. I vetmi sektor me rënie, është ai i mallrave dhe shërbimeve, me minus 0.3%.
Ndër të tjerët me më së shumti rritje, qëndrojnë transporti – rritja më e madhe me nëntë pikë – ushqimet dhe pijet, argëtimi dhe kultura, hoteleria e kafenetë dhe komunikimi.
Sakaq, vërehet se muajt e fundit, pavarësisht se me ndryshime të vogla, të gjithë sektorët kanë parë rritje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Travel of Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit