Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka quajtur ndërhyrjen ruse në Almaty të Kazakistanit pas trazirave në qytetin më të madh të ish-republikës sovjetike, një triumf të forcave ruse, të cilat mbrojtën institucionet nga pretestues, të cilët përshkruhen si “terroristë të mbështetur nga jashtë”.
Almaty është kthyer në një gjendje më normale – nëse mund të quhet e tillë – pas thuajse një jave përleshjes mes autoriteteve dhe demonstruesve.
Numri i fataliteteve – të paktën zyrtarisht – ka shkuar në 164.
Vetë ngjarja sakaq, është shtjelluar si një ndër kryengritjet më të mëdha në historinë kazake të tre dekadave demokraci.
Pastrimi i metropolit ka nisur me hyrjen e javës së dytë të janarit në Almaty. Shumica e dyqaneve janë rihapur.
Autoveturat e shkrumbuara rrugëve po pastrohen.
Transporti publik dhe qarkullimi rrugor i janë rikthyer normalitetit, teksa shërbimi i internetit, pas një shuarje prej një jave, u rikthye në linjë.
Forcat e sigurisë në rrugët e sheshet kryesore nuk mungojnë. Po ashtu, edhe postblloqet për kontrolle rutine.
Trupat ruse nga Putin, u dërguan në Kazakistan një ditë pas revoltës së madhe. Qëllimi i tyre kryesor, u citua të ishte “mbrojtja e institucioneve kyçe në vend”.
Bashkia e Almatyt gjithsesi, nuk i shpëtoi dot shkatërrimit e flakëve.
Mirëpo, teksa Putini thërret për fitore, në Moskë ka shumë të pakënaqur për sa i përket veprimit të tij ushtarak. Në një kohë kur Kremlini dhe Kyevi janë në një përballje të hapur dhe politika e bisedimeve mes dy vendeve dhe NATO-s vijon, nuk u fsheh shqetësimi për dërgimin e trupave drejt ish-republikës sovjetike.
Mirëpo, në një akt zakoni të vjetër, regjimi i Putinit vendosi që demonstruesit rusë, t’i burgosë.
Me një politikë të jashtme në fushëbetejën e diplomacisë evropiane, në skenarin ish-sovjetik, kreu i Kremlinit nuk ngurroi gjithsesi të shpallte “fitoren” në terrenin kazak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gerard Depardieu lirohet pas marrjes në pyetje në lidhje me sulmet e dyshuara seksuale
-
Vuçiç: Shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE janë të mëdha
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës