Shkupi zyrtar: BE-ja nuk duhet t’i bllokojë bisedimet e Shqipërisë për shkak të vetos bullgare
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të lejojnë Shqipërinë të hapë negociatat e anëtarësimit dhe jo ta viktimizojnë atë për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ky është raportimi më i fundit i mediave maqedonase, ku theksohen fjalët e anëtarëve të qeverisë vendëse.
Deklarata i referohet parimit të njohur të bllokut evropian që vendet aspirante duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale të progresit në reforma.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, gjatë së hënës deklaroi se presin bisedime konstruktive me qeverinë e re në Republikën e Bullgarisë.
Zyrtari maqedonas përmendi rivendosjen e besimit, bisedimet për çështjet thelbësore që janë në tryezë dhe zhbllokimin e shpejtë të procesit.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne”, ravijëzoi Osmani.
I pyetur nga gazetarët nëse është caktuar takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, Osmani ka sqaruar se komunikimi do të intensifikohet në ditët dhe javët e para të këtij viti.
Megjithatë, theksoi ai, qeveria e re duhet të votohet në Kuvend.
Kjo e fundit u hap rrugë takimeve formale mes kryeministrit të ardhshëm dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ka theksuar se do të kryhen aktivitete përgatitore për realizimin e këtyre aktiviteteve menjëherë pas formimit të qeverisë së re.
Më herët, në një intervistë televizive, kryeministri Petkov deklaroi se Bullgaria dhe Maqedonia duhet të punojnë së bashku.
Kjo, për të arritur në një pikë kur Sofja zyrtare të jetë në gjendje të heqë veton kundër bisedimeve të pranimit të Maqedonisë në BE.
Në intervistat e tij të mëparshme, Petkov caktoi një periudhë gjashtëmujore pas së cilës ai do të ishte gati për të hequr veton.
Deklaratë, të cilën ai nuk do ta pohonte më pas pak kohësh.
Pendarovski
Një deklaratë të ngjashme për hapjen e bisedimeve individuale të Shqipërisë, do ta bënte fillimisht në korrik presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.
Në konferencën e mbajtur në Zagreb, ai theksonte se Shqipëria mund të vijonte me përparimin drejt BE-së, pa qenë e lidhur me përparimin e shtetit të tij.
Gjatë komunikimit me gazetarët, u kërkua një koment mbi deklaratën e Euro-Komisionerit, Oliver Varhelyi, se Shqipëria mundet të fillojë negociatat me BE-në edhe pa Maqedoninë e Veriut.
“Zotërinjtë nga Shqipëria të vijojnë me përparimin drejt BE-së, për shkak se e meritojnë këtë”, do të shprehej Pendarovski.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel