Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim për shtyp, të enjten e 30 dhjetorit, u shpreh se “pastrimi i politikës, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë, mund të realizohet përmes tre mënyrave”.
“Instrumenti i parë”, sipas tij, “janë zgjedhjet. Duhet reformë zgjedhore, reformë që përfshin dhe Kushtetutën e gjithë shoqërinë”.
E dyta, tha Basha, është që drejtësia të bëjë përpara.
“Hapat e parë janë inkurajues, por shqiptarët meritojnë më shumë dhe më shpejt”, u shpreh kryedemokrati.
Dhe e treta, ku vuri theksin ai, është vettingu i politikanëve.
“Iniciativa jonë nuk është për të larë gojën. Bashkë me ligjin antimafia, janë mënyra e vetme për ta çliruar Shqipërinë”.
“Afera e inceneratorëve”
Basha, në fjalën e tij, është ndalur edhe tek arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, sa i përket “aferës së inceneratorëve”.
“Një ministër u arrestua. Prej vitesh, PD ka denoncuar se si qeveria Edi Ramës fitoi ekonomikisht dhe politikisht nga kjo aferë. Një javë para Lefter Kokës, arritën padi nga njerëz që sot janë nën hetim”.
Basha hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
“Në këtë aferë nuk kemi të bëjmë vetëm me Lefter Kokën, por gjithë trupën qeveritare me në krye Edi Ramën. Nuk kujtohen për shtresat në nevojë, për pensionistët, apo për sipërmarrjen, por paguajnë për inceneratorët. Skandali i nxjerrjes së të dhënave, më të paguarit janë ato që kanë përfituar nga koncesionet”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dërgohen në gjyq ish-drejtoresha dhe dy specialistë të ASHK Sarandë për shpërdorim detyre
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Konkurrenca mes Ryanair dhe Wizz Air në Shqipëri lë ‘në hije’ kompanitë e tjera
-
4.4 dollarë në ditë – Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci