Pasi dy ndeshje të Champions League u zhvendosën për shkak të COVID-19, edhe në Europa League po aplikohet i njejti system.
Tre ndeshjet që u zhvendosën në lokacion tjetër përfshijnë skuadra angleze.
Arsyeja është varianti i ri i COVID-19 i përhapur në ishull.
Pas Leipzig – Liverpool dhe Glabdach – City, në loakcion tjetër do luhet edhe ndeshja e Europa League, Real Sociedad – United.
Qeveria spanjolle ka ndalur zyrtarisht udhëtarët që vijnë nga Anglia. Kjo është edhe arsyeja e zhvendosjes së takimit.
Ndeshja do luhet në stadiumin e Juventus-it, “Allianz Stadium”.
UEFA ka falenderuar klubet për bashkëpunimin për të zgjidhur këtë problem, dhe po ashtu ka falenderuar Juventus-in për vënjen e stadiumit në dispozicion të UEFA-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com