Kosova

“Serbia dhe Lista Serbe janë ‘veglat’ e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit”


Blerim Vela, Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani

Blerim Vela, Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se Serbia dhe Republika Srpska janë mjete që po shfrytëzohen nga Rusia për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Rusia po kërcënon NATO-n që ta kthejë kontinentin evropian në një fushë konfrontimi ushtarak”, ka shkruar Vela.

“Kjo rrezikon jo vetëm Ukrainën dhe vendet Baltike, por edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia dhe Republika Srpska janë mjetet ruse për destabilizimin e rajonit”.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të fjalimit të saj në Samitin për Demokraci më 9 dhjetor pati thënë se po punojnë për ta parandaluar propagandën ruse në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman

“Qoftë një vend i madh apo i vogël, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, veçanërisht nëse i bashkojmë forcat. Andaj, ne zotohemi së do të punojmë me ju të gjithë për t`i arritur objektivat tona, për t`i ndarë praktikat më të mira, për ta kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore