Skuadra e Juventus-it është rikthyer te fitorja në Serie A. Bardhezinjtë triumfuan në transfertë me rezultatin 2-0 përballë Bologna-s vendase.
Në stadiumin “Renato Dall’Ara” të mbuluar nga mjegulla e dendur, ishin miqtë nga Torino që do të shënonin nga një herë për secilën pjesë.
Alvaro Morata dhe Juan Cuadrado ishin heronjtë e takimit për “Zonjën e Vjetër”. Spanjolli finalizoi në minutën e gjashtë, një top të dhuruar nga Federico Bernardeschi.
Kolumbiani shënoi në minutën e 69, por falë dhe një devijimi të topit nga një prej lojtarëve kundërshtarë, çka do ia bënte të pamundur, Lukasz Skorupski-t për ta ndaluar atë top.
Me fitoren e arritur skuadra e Massimiliano Allegri-t shkon në kuotën e 31 pikëve dhe në vendin e gjashtë. Diferenca me Inter-in e vendit të parë është 12 pikë, ndërsa me zonën Champions pesë pikë. Bologna qëndron në vendin e 10 me 24 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku