Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, në një dalje publike ka shpjeguar procesin e digjitalizimit, të cilit do t’i nënshtrohen shërbimet e Kadastrës.
Ai theksoi se janë 56 milionë dokumente që do të digjitalizohen dhe kartelat e pasurisë do të jenë online.
Sipas Lames, kjo gjë do të zvogëlojë hallkat dhe puna do të kryhet më me shpejtësi.
“Në vitin 2017 norma e shërbimit në Kadastër ka qenë 103, ditë mesatarja. Aktualisht është 26 ditë, është pjesëtuar për katër domethënë. Dhe unë prapë kritikoj veten, po tentojmë të shkojmë drejt 15-ditëshit”, u shpreh ai .
Kreu i Kadastrës shtoi se përfundimi i kësaj nisme do të zgjasë dy vite dhe do të ndahet në dy faza.
Ajo është e programuar që të nisë nga qytetet veç e veç.
“Në 2022 është e gjitha fasha bregdetare e Bashkive të Shqipërisë që janë në zonën fushore. Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda që kanë më shumë transaksione. Fasha e dytë është gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë”, tha Lame.
Kjo sipas tij, do të kryhet më një staf prej 230 punonjësish në fazën e parë dhe 150 në fazën e dytë.
v
Funksionimi i Kadastrës ka qenë shpesh e kritikuar, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në auditimin e tij të fundit, me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”, bëri me dije se shtrirja në kohë e procesit të legalizimit është përtej afateve ligjore të parashikuara.
Duke u kthyer kështu në një proces të tejzgjatur.
Kështu, sipas KLSH-së, është denatyruar objektivi kryesor i këtij institucioni “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale”, dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.
Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.
“Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore”, shkruhet në raport.
Gjithashtu aty theksohet se, reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike veçanërisht zonat bregdetare.
Janë rekomanduar gjashtë masa për përmirësim ligjor, kryesisht me fokus mbrojtjen e zonave bregdetare nga ndërtimet informale dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore si dhe 23 masa organizative.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë