“Interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë, pasi është formë e pastër bullizmi diplomatik”.
Ky ishte reagimi përmes një statusi të postuar në median sociale “Facebook”, i ish-liderit demokrat, Sali Berisha, pas deklaratës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.
Price theksonte se, “Washington-i është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar”.
“Së pari në bindjen time kritikat nuk janë sulme, unë kam kritikuar qëndrime dhe deklarata të ambasadores së Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk kanë qenë në përputhje në vlerësimin tim me ligjet e vendit dhe Konventën e Vjenës”, shkruan fillimisht Berisha.
Sipas tij, populli shqiptar e do shumë popullin e madh mik amerikan dhe qeverinë e tij. Ato kanë bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Më tej, Berisha nënvizon se shqiptarët “si komb i lirë sovran anëtar i NATO-s duan t’i zgjedhin vetë në përputhje me ligjet e vendit dhe votë përfaqesuesit e tyre”.
“Ata nuk presin nga askush dhe aq më pak nga përfaqësues të vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre të ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet të futet dhe cili nuk mund të hyjë në parlament as dhe që të angazhohen në lojë me kukulla në fushata brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia”, vijon Berisha në statusin e tij.
Për Berishën, deklarata e Kim për “ngrënien e barit” është ofendim kolektiv dhe meriton një ndjesë publike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel