Kim u akuzua nga Berisha se po sillet si Guvernatore, DASH: Washingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara
Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë akuzat ndaj ambasadores në Shqipëri, Yuri Kim nga ish-kryeministri, Sali Berisha – i cili në maj është shpallur si persona non grata nga SHBA-të.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëri i Amerikës, pasditen e 14 dhjetorit, ku zëdhënësi i DASH-it, Ned Price ka theksuar se, “Washingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar”.
Berisha e ka akuzuar Kim-in që po sillet si Guvernatore dhe ka harruar rolin e ambasadores. Si dhe ajo mbështet kryeministrin Edi Rama.
“Siç e ka udhëzuar Washingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Joe Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, ka bërë me dije Pice për Zërin e Amerikës.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet tona i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë”, e ka mbyllur deklaratën e tij Price.
Nga ana tjetër Yuri Kim ka deklaruar se SHBA-të do të ndërpresin marrëdhëniet me PD-në, nëse kryesimin e saj e merr ish-lideri Sali Berisha.
“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit”.
Sali Berisha bashkë me familjen e tij u shpallën persona non-grata në SHBA. Ka qenë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që bëri me dije vendimin e DASH-it.
Bazuar në këtë vendim, kreu i selisë blu Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Peleshi viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes në Hungari
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE