Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ambasadori i Rusisë në Serbi është plotë urrejtje dhe frustim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
“Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjërës”.
“Ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Duke u shprehur se si një diplomat do të duhej të sillej sipas kodit që edhe i përshtatet.
“Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urtë dhe të sillet sipas kodit diplomatik”.
Pacolli komentoi edhe fjalorin e ambasadorit rus para studenëve në Beograd.
“Fjalori i tij (para studentëve në Beograd) është aq i poshtër sa çdo shef normal në Moskë do ta pushonte nga funksioni”.
“Turp për ju Ambasador Kharchenko”, ka shtuar kreu i AKR-së.
Po ashtu, më 14 dhjetor ambasadori i Federatës së Rusisë në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, në një ligjërat online me titull “Partneriteti strategjik ruso-serb dhe situata në Ballkan”, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Kosovës që “t’i implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.
Ky ambasador, i cili edhe në mesin e tensioneve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në shtator qëndroi në anën tjetër të kufirit serb duke i inspektuar forcat ushtarake, thotë se është e pakuptimtë që Kosova të kërkojë njohje nga Serbia.
“Kërkesa e Prishtinës që Serbia ta pranojë Kosovën është nonsense, dhe gjithkush që e kupton realitetin e kupton që është edhe e pamundshme”, deklaroi ambasadori rus në Serbi.
“Ne dialogum e mbështesim, sepse rrugë tjetër nuk ka. Ne edhe s’jemi të kënaqur me gjendjen e tanishme për shkak të mungesës së rezultateve”.
Ambsadori rus tha se janë të kënaqur me pozicionin neutral ushtarak të Serbisë, dhe mos-antërësimin e tyre në NATO.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend
-
Ben Jelloun: “Nuk është një revoltë anti-hebreje”
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak