Xhaçka për tragjedinë e Kentucky-t: Lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar në Twitter pas tragjedisë që mori jetën e më shumë se 70 personave në Shtetet e Bashkuara si pasojë e një tornadoje të fuqishme.
“E tronditur nga humbja tragjike e jetës në Midwest të SHBA-ve. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme”, shkruan zyrtarja shqiptare.
Shocked by the tragic loss of life in Midwest #USA. Our hearts & prayers go to the families who lost their loved ones in this terrible tragedy.🙏
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 11, 2021
Në Kentucky, më shumë se 70 persona kanë humbur jetën pasi vendi gjatë natës u përfshi nga një fatkeqësi natyrore – tornado – e fuqishme.
Për rrjedhojë shteti amerikan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky-it, Andy Beshear, ku ka paralajmëruar se shifra mund të rritet deri në 100, duke e quajtur një nga tornadot më shkatërrues në historinë e shtetit.
Gazeta e përditshme amerikane “New York Times”, raportoi se më shumë se 100 njerëz ishin brenda një fabrike qirinjsh në Mayfield, Kentucky, kur tornado goditi vendin.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz u lënduan nga shembja e çatisë, por shërbimet lokale të urgjencës e kanë quajtur atë një “incident me viktima masive” në median sociale Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë