Policia Rrugore e Tiranës, pasditen e 9 dhjetorit ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës së kryeqytetit.
Përkatësisht në njoftimin e Policisë duhet të shmanget Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”, Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani” dhe Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.
Ky njoftim ka ardhur për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej” pasi është shtuar fluksi i automjeteve dhe i këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes.
Shtimi i automjeteve, sipas Policisë vjen si pasojë e festave të fundvitit dhe qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit.
Për shkak të kësaj Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël.
Në përfundim ka ftuar të gjithë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fluks i shtuar lëvizjesh në zonat bregdetare, Policia me plan të shtuar masash
-
Basha i përgjigjet Berishës: Të duhet vula për të mbrojtur para drejtësisë ata që të vijnë pas
-
Shqipëria ‘digjet’ nga i nxehti, por në Ersekë nis breshëri
-
Sylvinho beson deri në fund: Luajmë gjithçka në 90 minuta ndaj Spanjës, do të japim më të mirën
Lajmet kryesore
-
Sylvinho beson deri në fund: Luajmë gjithçka në 90 minuta ndaj Spanjës, do të japim më të mirën
-
Basha i përgjigjet Berishës: Të duhet vula për të mbrojtur para drejtësisë ata që të vijnë pas
-
Polonia, rikthimi i vështirë i demokracisë
-
Osmani e Hargreaves diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend