Gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së çmimeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), presidenti Jean Todt pranoi se ndryshimet në kalendarin e garave gjatë vitit 2020, nuk përjashtohen edhe për vitin 2021.
“2020 ishte një sezon ku na u desh të përdorim shumë krijimtari. Kush do ta kishte imagjinuar një vit më parë që do të kishim tre Grand Prix në Itali? Apo se do të zhvillonim më shumë gara në Spielberg, Silverstone dhe Sakhir?” – tha gjatë fjalës së tij Jean Todt, shkruan Albanian Post.
Ai shtoi se “sezoni i Formula 1 i vitit 2020 shkoi disi mirë, por munguan tifozët në tribuna, ndërkohë që maskat dhe kontrollet e vazhdueshme me tampon nuk munguan”.
Për vitin 2021 Jean Todt deklaroi se do të normalizohet disi situata.
“Deri në mesin e vitit të ardhshëm nuk do të jemi akoma në një gjendje normale. Sigurisht, ka progres. Ne presim një vaksinë që mund t’i japë lehtësim të gjithë popullatës botërore. Por jam i sigurt se në ditët në vijim do të lexojmë statusin zyrtar të shumë ndryshimeve në kalendarët, jo vetëm në atë të Formula 1 . Thjesht duhet të presim”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in