Sezoni i vitit 2021 në Formula 1, do të mbyllet të dielën e 12 dhjetorit.
Në garën e Abu Dhabi-t, do të jetë fundi i epokës ‘Hybrid’ në Formula 1.
Në vitin 2022, makinë të reja që pritet të ndryshojnë shumë në rrjedhën e sportit.
Motorët do jenë më ndryshe, forma e makinave më ndryshe, gomat do jenë më të mëdha, mënyra se si ndërtohet makina aerodinamikisht po ashtu do ndryshojë.
Me buxhetin më të limituar, gara në krye pritet të zgjerohet, me më shumë skuadra që pritet të futen në luftën e madhe.
Dhe, një pikë 2022, do ta shohim në garën e fundit.
Mattia Binotto, drejtori i Ferrari-t, ka zbuluar se në garën e fundit, Ferrari do të përdorë motorin e vitin 2022, për të filluar menjëherë testime.
Në një intervistë pas garës së Turqisë dy muaj më parë, ai u shpreh:
“E dijmë që mund të mbështetemi në motorët e rinj”.
“Në garën e fundit, do t’i testojmë ato edhe me Charles Leclerc edhe me Carlos Sainz”.
Ferrari nuk e nisi sezonin mirë, por pjesa e dytë e vitit 2021 për ta ishte shumë pozitive.
Skuadra nga Maranello, këtë vit të Formula 1 do ta mbyllë në vendin e tretë për konstruktor, pas Mercedes-it dhe Red Bull-it
Me rregullat e reja që do të implementohen gjatë vitit të ardhshëm, kokëkuqja kërkon rikthimin e lavdisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE