Shpend Ahmeti këtë të martë, ka ditën e fundit si kryetar i Prishtinës.
Për këtë shkak ai ka bërë një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, duke përmendur punët e kryera në këto tetë vite mandat si udhëheqës i Kryeqytetit, të cilat përmirësuan jetën e qytetarëve.
Tutje ai tregon që kryetarin e ri, Përparim Ramën, e njeh moti dhe se e ka mik.
“Sa here kam qenë në Londër më ka pritur e përcjellë. Më ka ndihmuar në çdo pyetje që kam pas dhe është angazhuar maksimalisht e vullnetarisht në ide urbanistike, si salla koncertale, Ulpiana, Qendra e Manifesta. Ka organizuar shumë gjëra për komunitetin Shqiptar në Angli dhe këmbën nuk e ka larguar asnjëherë nga Kosova me punë, vullnetarizëm e ndihmë”.
“Atij i dëshiroj të gjitha të mirat. I kam thënë se nuk do ti përzihem asnjëherë në punë por do ti përgjigjem për çdo kërkesë“, ka shkruar Ahmeti.
“I kam thënë se nuk do ti përzihem asnjëherë në punë por do ti përgjigjem për çdo kërkesë. Siç ka thënë Ali Zatriqi me rastin e pensionimit nga Televizioni kur I është dhuruar një orë dore – unë që po dal po e di sa është sahati po ju që po metni?”.
Pasi ka listuar të gjitha projektet, Ahmeti është shprehur se këto nuk mjaftojnë për për një kryeqytet m të mirë.
“Ka problem me ndërtim e planifikim, ka problem me qenë endacake e me trafik. Do të ketë problem në 2025 e 2029 sepse gjithmonë duhet të kërkojmë përmirësimin, edhe pse mundësitë financiare janë të vogla”.
“Por me rëndësi është që sot jetohet një jetë shumë më e mire për shkak të përmirësimeve në tetë vitet e fundit në çdo fushë. Tash duhet të ketë edhe më shumë përmirësime”, ka shkruar Ahmeti.
“Për tetë vite kemi përmirësuar dukshëm jetën dhe qytetin!”, shkruan Ahmeti.
Sot kemi:
Shkolla më të mira dhe të digjitalizuara
Qendra më të të mira të Mjekësisë Familjare (mbi 2 milion shërbime në vit dhe reagimi mesatar I urgjencës është nën shtatë minuta)
Administratë më të shpejtë më të dixhitalizuar (mbi 600 mijë certifikata të lëshuara nga aparatet tona vetëshërbyese)
Më shumë ndriçim e pastërti, e më shumë kanalizime të shtruara
Dhe dyfish (pak më shumë se dyfish) çerdhe të reja
Sot kemi:
Ujë 24 orë
Tension më të mire dhe stabil të rrymës
Ngrohje qendrore cilësore
Transport publik të ringjallur dhe në kompletim e sipër
Ndërtesa kolektive të riparuara e të shërbyera më shumë (mbi 500 hyrje) nga organet tona
Shërbim të parkingut që do ti sjellë Prishtinës të hyra për investime tjera
Sot kemi:
Më shumë ngjarje kulturore dhe trefish më shumë buxhet për kulturë
Më shumë ngjarje të mbështetura dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës
Më shumë sportistë të mbështetur nga komuna
Dhe më shumë salla në shërbim të qytetarëve tonë
Sot kemi
Dy kuzhina popullore që shërbejnë çdo ditë shujta të ngrohta
Mbrojtje për gjashtë grupe të rrezikuara
Ndihmë për institucionet sociale
Më shumë mbrojte për komunitetet minoritare
Më shumë mbrojtje për komunitetin LGBT
Dhe më shumë mbrojtje për pensionistët tone që I kanë tri qendra tani për qëndrim ditor, transport publik falas e beneficione të tjera
Më shumë strehim dhe
Qendrën e pare për Autizëm dhe Sindromën Down në Kosovë
Sot kemi
Më shumë vizita të turistëve
Organizimin e një prej bienaleve më të mëdha në Evropë – Manifesta në 2022
Kontratën e Salles Koncertale dhe prokurimin e sallës së re të sporteve me dorë tek Stacioni I Autobusëve
Parkingun më të madh nëntokësor të ndërtuar deri më tani në Kosovë
Festivalin më të mire në regjion Sunny Hill
Pejsazhin më të madh të mbrojtur në Kosovë, Germinë të rritur nga 950 në 2000 hektarë
Ndër festivalet më të mira të grafiteve në Evropë
Sot
Prishtina është kryeqyteti më transparent në Evropë i shpallur nga Transparency International
Transparencë totale me 100 pikë që disa vite me radhë
Me shpenzime minimale për dreka darka e udhëtime
Luftë kundër korrupsionit nga brenda me vendime gjyqësore të plotfuqishme nga Gjykatat për shkelësit dhe pa skandale në ruajtjen e parasë publike në ofrimin e shërbimeve komunale
Administrate të barabartë gjinore me gjysmën e drejtoreve gra e femra
Raporte të auditimit të pakualifikuara për krejt këto vite
Dhe publikim të secilit dokument që komuna e Prishtinës e ka në mbajtje
Sot
Jemi më të sigurt me më pak krime e aksidente
Sot kemi të ngritura mbi 200 milion euro fonde për investime:
Financimin e Unazës (mbi 120 milion euro) për të cilin është prezantuar raporti final dhe dizajni final
Financimin e siguruar për Ngrohjen qendrore me panele solare (mbi 70 milion) për lagjet me banim individual – projekti I dytë më I madh në Evropë I tillë pas Danimarkës
Financimin e 30 autobusëve shtesë (prej të cilëve 8 elektrik) në fazën e fundit të implementimit
Kontratat e nënshkruara për tri shkolla të reja në Veternik, Sofali e Mat, pasuar nga Arbëria me sistemin PFI
Sot jemi me projektin më të madh me donatorë në bujqësi në Llap e Gollak me qeverinë austriake.
Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës pas balotazhit, në zgjedhjet e 1 dhjetorit të vitit 2013. Në këto zgjedhje lokale ai mori rreth 2mijë e 500 vota më shumë se paraardhësi i tij Isa Mustafa ndërsa fitoi mandatin e dytë më 2017 poashtu në balotazh.
Gjatë periudhës 2011-2018 ishte nënkryetar i Lëvizja Vetëvendosje, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm. Ai u tërhoq nga Vetëvendosje më 7 mars 2018, duke krijuar një parti të re, Partia Social Demokrate (PSD).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin për dënimin e dhunës në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve
-
Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri, pasi dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës
-
Maqedonci dhe Rosati diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Konjufca uron Gashin: Mezi pres të punojmë për interesat tona të përbashkëta
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Rama dhe Bardhi replikojnë në distancë – sërish – për çështjen e Olsi Ramës
-
Balla e Rrumbullaku dëshmojnë më 4 qershor në komisionin hetimor për sistemin TIMS
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut