Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Këngës në Radio dhe Televizionin Shqiptar, do të sjellë një mori emrash të mëdhenj të estradës, përfshirë edhe këngëtaren – Ronela Hajati.
Hajati në Festivalit e Këngës të RTSH-së do të prezantohet me këngën “Sekret”, e cila është një përzieje e melodive popullore me ato moderne, ndërsa edhe kësaj radhe, Ronela, e ka shprehur natyrën e saj eksplozive brenda, shoqëruar me ritëm dhe energji.
Për melodinë dhe tekstin e “Sekret” është përkujdesur vetë Ronela, ndërsa kënga është prodhim i Marko Polos.
Kënga konkurruese e Ronelës, e destinuar për Festivalin e Këngës “Eurovision Song Contest 2022” është mirëpritur që në momentet e para të publikimit, teksa ka rezervuar kritika të shumta pozitive.
Madje, vërdallë në komentet në platformat ku kënga është publikuar, të shumta janë edhe komentet nga fansat e huaj të cilët “Sekret” e shohin si këngë me shumë potencial për të fituar kompeticionin evropian të këngës.
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSh, do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkaq, “Eurovision 2022” do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos në Itali në maj të vitit të ardhshëm.
Përpos, Hajatit, mes emrash të tjerë të njohur që do të konkurrojnë janë edhe artistët si; Olimpia Smajlaj me këngën “Dua”, grupi Urban Band me këngën “Padrejtësi” e Kastro Zizo me veprën e tij “Kujë”.
Në vitin 2021, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja e njohur për vokalin e fuqishëm, Anxhela Peristeri, e cila në këtë garë mori pjesë me këngën e saj “Karma” të cilën vendosi që ta interpretoj në gjuhën shqipe, me çka arriti të siguronte vendin e 21-të në rënditjen tabelare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”