Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në takimin e së enjtes, teksa kanë diskutuar për kërkesat drejt Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se greva dhe protestat e paralajmëruara nga ana e tyre të anulohen, duke i dhënë qeverisë afat që deri në fund të muajit mars të vitit 2022, të miratohet Ligji i Pagave në Kuvend.
Kështu ka thënë Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës.
“Afati i fundit për diskutim me sindikata të jetë fundi i shkurtit, ndërkaq në muaji mars Ligji duhet që të shkojë në Kuvend”, është shprehur ai gjatë diskutimit të kësaj mbledhje.
Ndërsa, Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka paraqitur ankesën e tij për tri çështjet kryesore që i shqetësojnë policët kosovarë, ato janë Ligji i Pensionimit, Ligji i Pagave dhe sigurimi shëndetësor.
“Nuk ka në botë polici pa sigurim shëndetësor. Prej pasluftës punojmë pa sigurim shëndetësor. Sipas Ligjit të Pensionimit policët pensionohen në moshën 55 vjeçare dhe kjo ka qenë e rëndësishme për Policinë e Kosovës sepse një zyrtar policor që pensionohet merr pension prej 90 eurove që është shumë shqetësuese për neve”.
“Për Ligjin e Pagave e kisha shtuar te koeficientet. Një ligj që e refuzoi Kushtetuesja që po e them haptas se s’ka qenë i analizuar mirë dhe në mënyrë të njëanshme e kanë bllokuar atë ligj dhe jam kundër për këtë. Në këtë draft duhet të jemi të gatshëm se çka po përfshihet, sidomos te koeficienti. Ndoshta aty është baza e krejt asaj që duhet bërë ndryshimi”.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, ka thënë se duhet pasur unitet dhe t’i koncentrojnë kërkesat për Ligjin e Pagave.
“Pres që të marrim një vendim unik për atë se çfarë përgjigje mund t’i japim situatës. SBASHK e theu akullin dhe Qeveria u detyrua të bëjë dialog me ne, pikërisht njeriu që e ka ligjin në tavolinë – ministri Xhelal Sveçla. 4 dhjetori po vjen dhe të mos diskutojmë për gjëra të kaluara”, u shpreh ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krasniqi: Shtetet evropiane treguan se s’u intereson fuqizimi i komuniteteve joshumicë me kushtëzimin e tyre për anëtarësim në KiE
-
Dërgohen në gjyq ish-drejtoresha dhe dy specialistë të ASHK Sarandë për shpërdorim detyre
-
Bislimi në Hungari flet për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci